Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete dhe janë lënduar katër persona, njofton Klan Kosova.
Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
"Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin", tha Ahmeti.
https://klankosova.tv/https-klankosova-tv-wp-admin-post-phppost1455855actionedit23/