Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend njofton se gjatë 24 orëve të fundit 14 persona kanë humbur jetën nga COVID-19.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1872 viktima, njofton Klan Kosova.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë katër raste (82, 80, 79, 76 vjeç), Prizren katër raste (66, 62, 57, 49 vjeç), Ferizaj një rast (85 vjeç), Fushë-Kosovë një rast (81 vjeç), Lipjan një rast (82 vjeç), Mitrovicë një rast (89 vjeç), Pejë një rast (52 vjeç) dhe Vushtrri një rast (69 vjeç).
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.