Lajmet e fundit

Futbollisti i njohur suedez, Zlatan Ibrahimoviq, ka ardhur për herë të parë në Kosovë.
Ai bashkë me Kombëtaren e Suedisë do të ndeshen me Kombëtaren e Kosovës këtë të diel, njofton Klan Kosova.
Shumë tifozë kosovarë, Ibrahimoviqin e shohin si një nga fytyrat kryesore të kundërshtarëve në duelin e sotëm përball Dardanëve.
Ani se sfida kundër Suedisë, e vlefshme për Botërorin e Katarit shihet si një përballje e vështirë, tifozët kosovarë presim fitore të Kosovës.
Kombëtarja skandinave aktualisht zë pozitën e 20-të në renditjen e UEFA-s, ndërsa Kosova gjendet 97 pozita më poshtë.