Lajmet e fundit

Ka ndërruar jetë avokati i njohur, Zeqir Maxhuni.
Avokati Maxhuni ishte pjesë e Odës së Avokatëve të Kosovës, konkretisht në degën e Mitrovicës, njofton Klan Kosova.
Lajmin e vdekjes e ka bërë të ditur udhëheqësi i OAK-ut në Mitrovicë, Vehbi Beqiri.
“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e shokut, kolegut tonë, av. Zeqir Maxhuni! I ndjeri ishte ndër avokatët e njohur në regjionin tonë. Familjes, shokëve dhe kolegëve i shprehim ngushëllime në emër të degës së OAK - Mitrovicë! I përjetshëm kujtimi për të ndjerin!”, ka shkruar Beqiri.