Lajmet e fundit

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Një person është goditu nga një tjetër, ku si pasojë ka humbur jetën, njofton Klan Kosova.
"Rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën për një rast lëndim i rëndë trupor si pasojë e përleshjes mes dy personave i cili kishte ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj".
Motivet që lanë të vdekur 50 vjeçarin ende nuk dihen teksa i dyshuari gjendet në arrati.
"Për motive ende të panjohura i dyshuari ka goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar 50 vjeçar) i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njejti – i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur".
"Viktima,pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar për në QKUK-Prishtinë ku rreth orës 00;45 nga ana e mjekut jemi njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë", thuhet në kumtesën e Policisë.
Me urdhë të Prokurorit të Shtetit,trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML.
Hetuesit policorë janë duke punuar intenzivisht për arrestimin e personit të dyshuar i cili është i njohur për policinë.