Lajmet e fundit

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, raportohet se do ta marrë vaksinën kundër koronavirusit gjatë javës së ardhshme.
Gjatë një ngjarjeje këtë jave, ai tha: “Nuk dua të dal para të gjithëve, por dua të sigurohem që t’i demonstrojmë popullit amerikan se ajo është e sigurt që të merret".
"Kur e bëj, do ta bëj publikisht që të gjithë të jenë dëshmitarë se e kam bërë”.
Po ashtu edhe zëvendëspresidenti, Mike Pence, gruaja e tij Karen Pence dhe kirurgu i përgjithshëm – Jerome Adams, të gjithë këta do ta marrin vaksinën nesër për të ‘promovuar sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës dhe për të krijuar besim tek populli amerikan'.
Ngjarja do t’i tregohet publikut që të ndikojnë te krijimi i besimit.
Vetëm para pak ditësh, vaksina fillimisht u bë e disponueshme për herë të parë në SHBA.