Lajmet e fundit

Erdhi të raportojë lidhur me mendimin ligjor që ka dhënë Ministria e Pushtetit Lokal për riorganizimin e shkollave në Komunën e Kamenicës.
Por, para se Goran Rakiq se të flasë, kryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku, i kërkon të presë për pak, meqë ishte kohë e ezanit të drekës.
Kërkesën e tyre ky e respektoi, veçse u tha deputetëve se këtë nuk e kërkon ligji.
Përveç për temën e ftuar si ministër, Rakiqit aty iu kërkua të japë llogari edhe si Kryetar i Listës Serbe lidhur me një incident që ka ndodhur në afërsi të Graçanicës.
Deputetja nga radhët e VV-së, Arbëresha Kryeziu, e pyeti për djegien e billbordit “Liria ka emër” në të cilin ka qenë e vendosur edhe stema e UÇK-së.
Por, Rakiq bëri me dije se qëndrimin si shef i listës Serbe e bën në zyrën partiake, por këtu ka qëndrim si ministër e zevendëskryeministër, ani se e konsideroi pyetjen si tendencioze.
Në këtë Komision, Rakiq bëri me dije se reformën në arsim në komunën e Kamenicës e ka bërë pushteti lokal, dhe se nuk është kompetencë e tij.
Ai u pyet edhe rreth ndarjes së fondeve nga ministria dhe bëri me dije se bashkë me kryeministrin dhe ministrin e shëndetësisë kanë takuar qytetarët dhe kanë përkrahur komunat në nevojë në luftën me COVID-19, pavarësisht etnisë.