Lajmet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Lëvizja Vetëvendosje me kandidat Erden Atiq do të ketë numrin 121; Kandidat i pavarur Dustan Miloneviq numrin 122; Lista Serbe me kandidat Milan Radojeviq do të ketë numrin 123 dhe Partia Demokratike e Kosovës me kandidat Florent Azemi me numrin 124.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se përgatitjet për zgjedhjet në këtë komunë si dhe Podujevë janë duke shkuar sipas planit.
“Do të tërheqë fillimisht emrin e një kandidati nga partia dhe pastaj do të zgjedhim numrin”.
“KQZ po vazhdon me përgatitjet për zgjedhjet e këtyre dy komunave dhe deri më tani jemi në rrugë të mirë”.
“Po i kthejmë në procedura rekomandimet e IKShP-së që t’u mundësohet të gjithëve votimi”, u shpreh ai.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës, më 20 shkurt 2020 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për certifikimin e tre kandidatëve, si dhe më 2 mars është tërhequr shorti për renditjen e tyre në fletëvotim: