Lajmet e fundit

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka votuar para kohe për zgjedhjet presidenciale teksa ishte në fushatë në Florida.
“Sapo votova! Nderë i madh”, ka shkruar Trump në profilin e tij në Twittter.
Deri tani ka pasur një votim rekord të hershëm në zgjedhjet amerikane me 53 milionë njerëz që tashmë kanë votuar, kryesisht për shkak të frikës për COVID-19, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova
Teksa Trump u pyet se kë votoi, ai u përgjigj shkurt "Votova për një person të quajtur Trump".
Kujtojmë se dita zyrtare e votimit është 3 Nëntori.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1320009231903432704