Lajmet e fundit

Në ambientet e kazermës “Adem Jashari”, sot u mbajt ceremonia ushtarake e betimit të kadetëve – studentë të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së të gjeneratës së studimeve 2020-2024.
Me protokollin e ceremonisë ushtarake, me fjalë përshëndetëse dhe mesazhe urimi, kadetëve-studentë të rreshtuar, stafit drejtues dhe akademik të QSU-së dhe të pranishmëve tjerë, iu drejtua nikoqiri i ceremonisë, zv.komandanti i QSU-së, kapiten Lirim Bllaca dhe gjeneral Rrahman Rama, kurse për shkak të angazhimeve tjera jashtë vendit, u lexua letra përshëndetëse me mesazhe urimi e dërguar nga Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni.
Ceremonia përkatëse u organizua me fillimin e vitit akademik 2020/21 të QSU-së për gjeneratën-24 të saj me 16 kadetët-studentë të cilët do të ndjekin studimet e rregullta katërvjeçare sipas plan programeve mësimore me module teorike dhe praktike sipas standardeve të akademive më të avancuara ushtarake perëndimore e veçanërisht SHBA-së.