Lajmet e fundit

Para dy muajsh policia ishte informuar për një plantacion të kanabisit diku në malet e rajonit të Pejës.
Ata i përcollën të dyshuarit dhe pritën që bimët të rriten deri në tre metra. Ndërkaq sot nisën operacionin për shkuljen e tyre dhe arrestimin e të dyshuarve.
Katër persona i prangosën dhe konfiskuan armë e telefona.
Kronikë e gazetarit Drin Demiri.