Lajmet e fundit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Singaporit me rastin e Ditës Kombëtare.
Duke shprehur urime të përzemërta për këtë shtet mik aziatik, ministrja ka thënë se Republika e Kosovës do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën e Singaporit.
Më 1 dhjetor 2016, Republika e Singaporit formalizoi njohjen e pavarësisë së Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008 dhe të njohur nga 116 vende sovrane, përfshirë shtetet me demokraci dhe ekonomi më të zhvilluar në botë.