Lajmet e fundit

Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Blerim Shala, ka deklaruar se Vetëvendosje duhet të merr pjesë në bisedimet me Serbinë, sepse sipas tij, kështu do të mund të hiqej dilema në lidhje me ‘marrëveshjen sekrete”.
Në Rubikon të Klan Kosovës ai po ashtu u shpreh se Kosova duhet të mbetet shtet i pavarur kështu si është, pa u bashkuar me Shqipërinë, sepse, siç theksoi, një brez ka investuar për këtë shtet dhe nuk bën të shuhet për shkak të një botëkuptimi të një partie.
“Vetëvendose është krijuar në vitin 2005, atëherë kur u kuptua që fillon procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës. VV nuk e ka besuar kurrë që Kosova do të bëhet shtet”.
“Kurti pat thënë që pakoja e Ahtisarit nuk ofron shtet. Është krijuar njëfarë imazhi që kinse ne kemi bërë lëshime të mëdha me Pakon e Ahtisarit. Nuk ka një gjë të tillë”.
“Koncepti themelor i VV-së është se ‘ne duhet të votojmë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë’. Mendoj që ne jemi bërë shtet. Koncepti ynë ishte ta marrim fatin në duart tona dhe të jemi shtet”.
“Ka pasur krahasime të tilla si ‘nëse bëhemi bashkë më Shqipërinë, bëjmë mrekulli’. Kosova duhet të mbetet shtet i pavarur, këtë e besoj sinqerisht”.
“Kufiri është gati formal mes Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk kam kurfarë dileme që Kosova të mbetet shtet i pavarur sepse një brez ka investuar për këtë shtet dhe nuk bën të shuhet për shkak të një botëkuptimi të një partie ose lëvizjeje”.
“Është e domosdoshme që autoritetet e Kosovës ta ftojnë Vetëvendosjen në bisedime. Të shkojnë të bisedojnë me Kurtin, nuk kas asgjë të keqe”.
T’i ofrojnë hise në bisedime sepse vetëm ashtu mund të shmangen botëkuptimet në lidhje me atë se ka një marrëveshje sekrete. Ta shohin vet se çka është duke u biseduar në Bruksel ose Washington”.
Ne rastin më të mirë, marrëveshjen me Serbinë mendoj se mund ta kemi vitin e ardhshëm. Nuk pres që sivjet të kemi një marrëveshje.
“Për bindjen time, momentumi është për vitin 2021 dhe në këtë shtator të flasin për njohje reciproke”, u shpreh Shala.