Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri ka treguar se janë bërë dy vjet prej se Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet sa i përket liberalizimit të vizave.
Tahiri thotë se edhe para kësaj date ka pasur shumë premtime dhe zotime nga BE-ja, por edhe sot e kësaj dite ne nuk kemi liberalizim, njofton Klan Kosova
Postimi i plotë i Tahirit:
Ku ka mbetur BE-ja?
U bënë dy vjet kur Komisioni Evropian na e konfirmoi se Kosova përmbushi të gjitha obligimet e veta si qeveri e shtet për liberalizim të vizave. Para kësaj date ka pasur shumë premtime dhe zotime nga BE-ja, por edhe sot e kësaj dite ne nuk kemi liberalizim. Mos të harrojmë se Kosova mbetet vendi që ka kaluar më së shumti kohë nga vlerësimi se i kemi përmbushur kriteret deri në liberalizimin e plotë. Çka të thuhet veç se çka është tepër është!!