Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, përballë opinionistëve Rrahman Paçarizi dhe Ilir Ibrahimi, rrëfen ekskluzivisht për RUBIKON detajet e takimeve në Shtëpi të Bardhë pas publikimit të aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit.
- Çka diskutoi ai në Washington me Richard Grenell dhe Matthew Palmer, pas anulimit të takimit të 27 qershorit?
- Si e ka parë Cakaj publikimin e aktakuzës së Prokurorisë Speciale?
- Çfarë do të thotë kjo aktakuzë për procesin e dialogut me Serbinë?
- Çfarë politika të jashtme është duke ndjekur Shqipëria për përmirësimin e pozitës së Kosovës karshi Serbisë?
- Cilat janë raportet e tij me Qeverinë Hoti?
- Si i sheh rezultatet e zgjedhjeve në Serbi?
- A do t’i vizitojë partitë shqiptare në Maqedoni në prag të zgjedhjeve parlamentare?
Për këto dhe shumë më shumë, na ndiqni sonte në RUBIKON, duke filluar nga ora 20:45, në Klan Kosova