Lajmet e fundit

Paraditën e sotme një person pas një rrahje është therrur me thikë në Prishtinë.
Policia me të dal në vendin e ngjarjes ka hasur edhe në persona e dyshuar që u përfshinë në rrahje, njofton Klan Kosova
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
"Rreth orës 11:45, Policia ka pranuar informatën për një rrahje në progres në rrugën "Rexhep Luci" në Prishtinë. Njësia policore ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe aty ka hasur në personat të cilët dyshohet se janë përfshirë në rrahje".
"Një person raportohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë. Njësitet kompetente policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti" deklaroi Hoxha.