Lajmet e fundit

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, u ka bërë thirrje udhëheqësve të Kosovës që të kenë qëndrime të njëjta para takimit me palën serbe në Washington.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Gucati ka thënë se kjo duhet të ndodhë për të mirë të vendit, derisa, kanë bërë thirrje që klasa politike të bashkëpunojnë e të jenë shembull i unitetit në vend dhe në rajon, njofton Klan Kosova
Gucati mes tjerash ka kërkuar nga delagacioni i Kosovës në Washington t'ia kujtoj Serbisë vrasjet, plaçkitjet, shkatërrimet, dhunimet e të gjitha krimet e bërë ndaj popullësisë shqiptare.
Ky është postimi i plotë i Gucatit:
Sot me shumë se kurrë udhëheqësit e Republikës së Kosovës dhe liderët e të gjitha partive politike duhet të bashkohen dhe të kenë qëndrime të njëjta kur jemi përpara takimit me Serbinë, për të mirën e vendit dhe të qytetarëve Kosovës ne veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i bëjmë thirrje spektrit politikë të Kosovës të bashkpunojnë me njëri tjetrin dhe të jenë shembull i unitetit në vend dhe në rajon, vetëm të bashkuar mund të ecim tutje dhe të kemi zgjidhje sa me të mirë për Kosovën, ne veteranët e UÇK-së nuk kemi luftuar që sot klasa politike dhe udhëheqëse e vendit të jenë të ndarë dhe të mos mund të kenë qëndrime të njëjta, tani është mundësia e tyre dhe momenti historik të tregojnë se ja duan të mirën Kosovës duke qenë të bashkuar dhe duke e përfaqësuar Kosovën sa me dinjitetshëm në Washington, delegacioni i Kosovës duhet të ia kujtojë Serbisë vrasjet, plaçkitjet, shkatërrimet, dhunimet e të gjitha krimet që i ka bërë ndaj popullatës shqiptare civile në luftën e fundit në Kosovë!