Lajmet e fundit

I pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se nga dje kanë shpallur thirrjen për aplikim për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin 2020.
Jashari theksoi se duke marrë parasysh situatën pandemike dhe faktin që për disa muaj është pezulluar mbajtja e ligjeratave për studentët, me qëllim të përfshirjes më të madhe të studentëve, këtë vit po i ndajnë 170 bursa për 170 studentë, me nga 300 euro për secilin student, njofton Klan Kosova
Ky është postimi i plotë i tij:
?
Lajm i mirë për studentët e komunës sonë
Dje kemi shpallur thirrjen për aplikim për ndarjen e bursave për studentët e komunës sonë, për vitin 2020.
Marrë parasysh situatën pandemike dhe faktin që për disa muaj është pezulluar mbajtja e ligjeratave për studentët, me qëllim të përfshirjes më të madhe të studentëve, këtë vit po i ndajmë 170 bursa për 170 studentë, me nga 300 euro për secilin student.
Të dashur studentë, ju ftoj që të aplikoni, afati i fundit për aplikim është 29.06.2020.
I tërë ky proces do të jetë transparent dhe vlerësimi do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara.
Suksese!