Lajmet e fundit

Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” do të protestojnë sot në Prishtinë për shkak të mospërfshirjes së tyre në pakon emergjente financiare të Qeverisë.
Kryeshefi i kësaj kompanie, Burim Kelmendi, për Klan Kosova deklaroi se do të bëjnë marsh me automjete në qytet, duke deklaruar se protesta nuk do të jetë e dhunshme dhe se nuk janë kundër askujt, por veçse i kërkojnë të drejtat e tyre.
“Dy here kemi bërë kërkese që të na lejojnë të bëjmë një marsh prej gjashtë kamionëve sa për ta vetëdijesuar Qeverinë dhe qytetarët se edhe ne jemi pjesë e këtij sistemi. Jemi të vetmit që kemi punuar me orar të plotë, madje edhe me shtim të kapaciteteve që qytetarëve mos t’i mungonte heqja e mbeturinave nga ana jonë".
"S’kemi kërkuar ndonjë marsh politik, por të drejtat e punëtorëve që nuk janë përfshirë në asnjë pako emergjente, për njerëzit që kanë punuar bashkë me mjekë e policë e veç neve nuk na kanë përfshirë. Edhe ne jemi pjese e këtij shteti".
"Kërkesa jonë është përfshirja e menjëhershme në pakon emergjente e kompanisë sonë dhe të tjerave. Prej muajit të ardhshëm rrezikojmë të mos e bëjmë as pagën e punëtorëve dhe kjo më pas shkon në mos shërbim, pra është koha e fundit që të na jepet infuzioni financiar".
"Protesta e sotme është paqësore, punëtorët do të jenë brenda në kamion. Nuk do të jetë e dhunshme, nuk jemi kundër askujt, por po i kërkojmë të drejtat tona. I kemi paralajmëruar që ky është fillimi i fundit për neve, deklaroi Kelmendi".
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/189793298770785/