Lajmet e fundit

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme tek Ramiz Sadiku në Prishtinë.
Në pamjet që ka siguruar Klan Kosova shihen edhe zjarrfikësit duke ndërhyrë.
Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor, njofton Klan Kosova
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
"Rreth orës 17:40 në Prishtinë në rrugën "Ukshin Hoti" është shkaktuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, Golf 5 dhe Land Rover. Njësitet kompetente policore dhe ato të trafikut iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë kryer procedurat e nevojshme ligjore".
"Dy persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore dhe të njëjtit janë përcjellë për trajtim mjekësor", deklaroi Hoxha.