Lajmet e fundit

Pas përhapjes së virusit korona në Prishtinë u ndërpre vaksionimi i fëmijëve për të rifilluar nga sot (4 maj) në të gjitha institucionet e shëndetit primar në kryeqytet.
Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi në faqën zyrtare të komunës së Prishtinës, njofton Klan Kosova
Në njoftim thuhet se sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike si dhe me mbështetje të UNICEF-it janë marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse për fëmijët.
Ky është njoftimi i plotë i komunës së Prishtinës:
Vaksinimi i fëmijëve të cilin e kemi ndërprerë për shkak të përhapjes së #covid19, ka rifilluar shërbimin nga sot, e hënë, 4 Maj, në të gjitha institucionet e shëndetit primar në Prishtinë. ?
Sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, me mbështetjen e UNICEF-it i kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse për fëmijët. Në Qendrat e Mjekësisë Familjare të cilat shërbimin e vaksinimit e kanë të përbashkët me shërbimet tjera, kemi vendosur tenda ku do të ofrohet shërbimi i vaksinimit. Ndërsa Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe disa Qendra kanë hyrje të veçantë për këtë shërbim dhe vaksinimi do të bëhet brenda objektit.
Sot, Drejtori i Shëndetësisë Dr. Bujar Gashi, vizitoi disa prej qendrave që kanë të vendosura tendat dhe ceki se vaksinimi i rregullt është i rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve dhe do të kryhet sipas programit dhe skemës së obligueshme për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.
Le të ndihmojmë të i mbrojmë fëmijët tanë dhe gjithë komunitetin, prandaj të i përmbahemi me kujdes kalendarit të vaksinimit.
#rriNshpi ?
#prishtina ?