Lajmet e fundit

Më 3 Maj, shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.
Kjo ditë njihet e tillë që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, njofton Klan Kosova.
Në Kosovë kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme.
Në raportin e fundit të publikuar për lirinë e mediave në botë "World Press Freedom Index 2020" nga Reporters Without Borders (Rerporterëve pa kufinjë), Kosova është rënditur e 70-ta nga 180 shtete.
Krahasuar me vitin e kaluar, Kosova ka përparuar për pesë pozita, pra nga vendi 75-të është rënditur në vendin e 70-të.