Lajmet e fundit

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Artan Behrami, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook pas kërkesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti drejtuar Komisionit të Venedikut për kompetencat e Presidentit për mandatarin.
Behrami theksoi se Kurti ka harruar edhe një institucion të Kosovës, ka mundur ta dërgojë edhe në Gjykatën Speaciale, njofton Klan Kosova
Behrami po ashtu deklaroi se Komisioni i Venedikur nuk merret me çështje që kanë të bëjnë me procedurat e zgjedhjes së Qeverisë.
Ky është postimi i plotë i tij:
Kryeministri me ditët e numëruara, Albin Kurti, dje e paska dërguar një kërkesë në adresë të Komisionit të Venedikut për të kërkuar opinion mbi kompetencat e Presidentit lidhur me dekretimin e Avdullah Hotit si mandatar për formimin e Qeverisë së re.
Qenka ngutur dhe e paska harruar edhe një institucion të Kosovës. Ka mundur ta dërgojë edhe në Gjykatën Speciale!
Komisioni i Venedikut nuk merret me çështje që kanë të bëjnë me procedurat e zgjedhjes së Qeverisë.
Edhe në ditën kur Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim lëndën, Kurti paragjykon vendimin e saj dhe nisë përgatitjen e terrenit për mospranimin e tij përmes një organi ndërkombëtar, që nuk ka kurrfarë autoriteti mbi Gjykatën Kushtetuese.
Gjeje ndonjë këshilltar më të mirë ligjor Albin, jo si ky profesori i drejtësisë që po e mban si ministër, i cili nuk e dallonte as vendimin për Masën e Përkohshme me vendimin final të Gjykatës Kushtetuese!