Lajmet e fundit

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar sërish ndaj të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për rastin e Behgjet Pacollit.
Thaçi tha se kërcënimi i Sveçles se nese Pacolli shkon në Kuvend do të arrestohet është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë, njofton Klan Kosova.
Thaçi mes tjerash shkroi se Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
Kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re. Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës.