Lajmet e fundit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur i gëzuar se numri i të infektuarve me Covid-19 nuk po rritet.
Pas koncertit të sontëm të Sabri Fejzullahut në stadiumin "Fadil Vokrri" Ahmeti vetëm një rast e konsideroi si qershia mbi tortë, njofton Klan Kosova
Ky është postimi i plotë i tij:
Qershia në tortë për sot, vetëm një rast në Prishtinë, edhe pse 28 në krejt Kosovën. E di që juve mund të ju duken shumë 28 por për mua është me rëndësi që numri i rasteve të reja nuk po rritet për çdo ditë. Afër jemi.
#rriNshpi