Lajmet e fundit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook se ka shfuqizuar një vendim të ish ministres, Dhurata Hoxha.
“Dje, kam shfuqizuar vendimin e paligjshëm të ish ministres Dhurata Hoxha, lidhur me shtesën mujore prej 500 eurosh mbi pagën bazë për Kryeinspektorin e Inspektoriatit të MD-së”.
“Nga ky vendim, Kryeinspektori në mënyrë të paligjshme ka përfituar rreth 17.500 euro deri tani”.