Lajmet e fundit

Ndërmarrja "Tregu" nga Gjilani ka demantuar lajmin e mëhershëm se nuk i kanë respektuar rregullat e vendosura nga komuna dhe Qeveria.
Sipas tyre lajmi është dërguar nga persona anonim për qëllime tendencioze, njofton Klan Kosova
"Njoftojmë opinionin publik dhe institucionet e shtetit se nga ana e menaxhmentit të tregut nuk ka pasur asnjë shkelje e rregullave të vendosura nga Komuna e Gjilanit dhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në lidhje me pandeminë COVID-19. Lajmi se kryeshefi ekzekutiv z. Avdyl Jerliu, në mëngjesin e sotëm ka larguar banaqet e shitjes së tregtarëve nga tregu i gjelbër, është i pavërtetë, sepse nuk kemi prekur asnjë banak, lëre më të largojmë ndonjërin prej tyre".
"Lajmi se menaxhmenti i tregut i ka detyruar tregtarët të mblidhen në grupe të mëdha dhe të u a rrezikoj shëndetin është e pavërtetë. Menaxhmenti përmes një njoftimi me shkrim i ka njoftuar tregtarët për masat e marra në lidhje me pastrimin dhe rregullimin e tregut për ditët në vazhdim".
Nëpërmjet njoftimit bëhet se personat të cilët ishin prezent kanë refuzuar t'i bindes masave të marra nga kompania.
"Nuk ka pasur prezent më tepër se 20-30 persona, të cilët kanë refuzuar ti binden masave të marra nga menaxhmenti, për largimin e përkohshëm të mallit nga tregu i gjelbër, gjatë kohës së pandemisë, edhe ashtu ata nuk janë duke punuar prej datës 14.03.2020, vetëm janë duke i shfrytëzuar vendet në treg si magazina. Krejt ky angazhim ka për qëllim që ti ipet mundësi pastrimit të mbeturinave të cilat i kanë krijuar vetë tregtarët dhe të përgaditet tereni për të hyrë sa më parë në tregun e ri pas pandemis COVID 19, i cili është në ndërtim e sipër", thuhet në njoftim.
https://klankosova.tv/komuna-e-gjilanit-del-hapur-kunder-vendimeve-te-qeverise/