Lajmet e fundit

IKSHPK sot njoftoi edhe për 33 raste të konfirmuara me koronavirus.
Në mesin e tyre janë edhe dy persona nga Komuna e Skenderajt, gjegjësisht nga fshati Burojë, lagjja “Thaçi”, të cilët bëhet e ditur se janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Pas këtij informacioni, kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, i është drejtuar bashkëqytetarëve të tij, duke i kërkuar që të mos lëvizin nga shtëpitë e tyre deri sa të marrin vendime si Shtab Emergjent për hapat e mëtejmë.
“Të dashur banorë të fshatit Burojë, kërkoj nga ju që të mos lëvizni nga shtëpitë e juaja deri sa të marrim vendime si Shtab Emergjent për hapat e mëtutjeshëm”.
“Të infektuarve ju uroj shërim të shpejtë!”
“Të dashur qytetarë për çdo veprim do të informoheni më kohë. Ju lutem të qëndroni në shtëpi! Bashkë do t’ia dalim!”, është shprehur kryetari Jashari.