Lajmet e fundit

Ka ditë që ka filluar mësimi në distancë në gjuhën shqipe.
Në vazhdën e procesit të organizimit të mësimit në distancë për nxënësit kosovarë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se nga e hëna, më datë 30 mars 2020, do të fillojë transmetimi i përmbajtjes mësimore për nxënësit me arsimim në gjuhën turke dhe boshnjake, njofton Klan Kosova
Nga e hëna mësimi transmetohet për klasat 1 deri në 5, ndërkaq për klasat 6-9 transmetimi fillon sapo të ketë përfunduar përgatitja e materialeve mësimore.
Mësimi do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës – në kanalin RTK1, me fillim në ora 15:30.
MAShTI kërkon nga prindërit dhe mësuesit bashkëpunim në realizimin me sukses të mësimit nga distanca.