Lajmet e fundit

Klan Kosova raportoi pak më parë për një aksident të rëndë tek Katedralja në Prishtinë.
Policia ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti prej ku dy persona mbetën të lënduar, njofton Klan Kosova
"Rreth orës 15:00 në afërsi të Katedrales, në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të perfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident janë lënduar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor", ka deklaruar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti
Ahmeti poashtu tregoi se me rastin po merret njesiti i trafikut.