Lajmet e fundit

Art Motion ka vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” 365 trëndafila – duke i shpërndarë për gratë që kalonin aty.
Të gjithë trëndafilat ishin të mbështjellur me nga një thënie motivuese për gratë, njofton Klan Kosova.
Disa nga to janë : Uratë, mirësi, barazi, simpati, vlerë, e të tjera.
Përmes këtyre fjalëve po përpiqen që të paraqesin kështu cilësitë e shumta që i kanë gratë – si dhe mesazhi i këtij eventi është që gratë duhet të duhen 365 ditë të vitit.
Pos luleve nga Art Motion do të ketë edhe shpërblime të disa pakove të internetit dhe tv.