Lajmet e fundit

Banka Botërore ka premtuar se do të jap 12 miliardë dollarë ndihmë për vendet në zhvillim, të cilat po luftojnë pas përhapjes së koronavirusit.
Paketa e urgjencës përfshin kredi me kosto të ulët, grante dhe asistencë teknike. Ky aksioni vjen ndërsa liderët në mbarë botën zotohen të mbrojnë vendet e tyre nga ndikimi ekonomik i shpërthimit, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova
Kjo ndihmë ka për qëllim të ndihmojë vendet që të përmirësojnë reagimin e tyre shëndetësor publik ndaj krizës, si dhe të punojnë me sektorin privat për të zvogëluar ndikimin ekonomik.
"Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të kufizojmë transmetimin e sëmundjes," tha Presidenti i Grupit të Bankës Botërore David Malpass për BBC.
Organizata tha se do t'i jepte përparësi vendeve më të varfra dhe më të rrezikuara në shpërndarjen e ndihmës për të luftuar efektet e virusit, i cili është përhapur në më shumë se 70 vende të botës.
Autoritetet kanë konfirmuar më shumë se 92,000 raste të virusit në të gjithë botën nga të cilët më shumë se 80,000 janë në Kinë. Më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur globalisht, shumica dërrmuese në Kinë.
Infeksionet e reja dhe vdekjet kanë rënë në javët e fundit në Kinë për shkak të masave drakoniane të karantinës.
Sot raportohet për 38 vdekje të tjera, por një rënie në raste të reja.