Lajmet e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike pasditen e djeshme (22 shkurt) ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dy pacient të dyshimtë në Koronavirus COCID-19.
Pacientet kanë pasur ethe, kollë të thatë të rrallë, lodhje dhe molisje dhe pengesa në frymëmarrje, njofton Klan Kosova
"Dy pacientët u vizituan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK të cilëve iu morën mostrat për testim laboratorik në Coronavirus SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B. Mostrat për testim janë sjellë në laborator të Instituti Kombëtar dhe kanë hy menjëherë në punë. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në koronavirus COVID-19 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR te dy pacientë", thuhet në komunikatën e IKSHP-së.
Testi ka përfunduar në ora 00.30 pas mesnate dhe ka rezultuar negativ për të tri analizat, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe as me influenza A dhe B.
Ekipet e Institutit Kombëtar po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me koronavirus në botë.