Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Avdullah Hoti, në Blic Interview është zotuar se deri në përfundim të këtij mandati synojnë t’ia shpëtojnë buxhetit të Kosovës rreth 100 milionë euro, duke i shkurtuar disa shpenzime buxhetore.
Ai u shpreh se tashmë kanë filluar që të bëjnë veprime me anë të të cilëve, sipas tij, do të ruhet buxheti i shtetit, siç është ajo për zvogëlimin e pagave për kabinetin qeveritar.
“Tashmë kemi nisur me shkurtimet buxhetore që kanë të bëjnë me gjëra luksi. Që nga zvogëlimi i pagave për zyrtarët e qeverisë e deri tek disa vendime tjera do të merren në të ardhmen, po synojmë që t’ia shpëtojmë buxhetit të vendit rreth 100 milionë euro deri në përfundim të mandatin tonë qeverisës”, ka thënë Hoti.