Lajmet e fundit

Rektori i Universiteti të Prishtinës, Marjan Dema, deklaroi UP-ja asnjëherë nuk ka lëvizur nga qëllimet që ta furnizoj Kosovën me kuadro dhe dije.
Dema po ndihet me fat dhe i lumtur që po mban pozitën e Rektorit në 50 vjetorin e Universitetit, njofton Klan Kosova.
“UP është Kosova e Kosova është UP. Jam i lumtur që jam Rektor në këtë 50 vjetor, vërtetë Univestiteti më ka dhënë shumë dhe jam i bindur se u ka dhënë të gjithëve. UP-në e konsideroj më shume se gjithçka tjetër – baras me familjen time. Kam dhënë për UP-në aq sa kam dhënë për fëmijët e mijë”.
Dema në Zonën B ka folur edhe për ndryshimet e mundshme që mund të pasojë Universiteti.
“Universiteti jeton me mijëra vjet dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë, mbase do të ndryshoj ku përshembull nuk do të ketë nevojë me shku në disa fusha mirëpo prapë do të ekzistoj. Kosova është shtet i varfur, nuk ka industri e gjëra tjera, mirëpo ka një rini të shkëlqyer dhe kjo bën që universiteti të jetojë”.
Ndërsa Dema tregoi se duhet të ketë më shumë debate dhe akvitete të ndryshme.