Lajmet e fundit

Disa nga këngëtarët e skenës sonë muzikore kanë paralajmëruar projektet e tyre më të reja – pikërisht në festën e “Shën Valentinit”.
14 shkurti njihet si “Dita e të dashuruarve”, andaj këtë datë do ta bëjnë më të veçantë edhe këngët që i këngëtarët tanë do i këndojnë dashurisë, njofton Klan Kosova.
Padyshim se të gjitha këngët do të trajtojnë dashurinë – disa në mënyrë të mirë e disa në të dhimbshme.
Alban Skenderaj, Capital T, Mozzik dhe Ronela Hajati janë artistët që do të publikojnë projektet e reja më 14 shkurt.
Këngëtari Alban Skenderaj nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se kënga do të mbajë titullin “Çdo ditë një Shën Valentin” të cilën do e shoqëroj edhe me videoklip.
https://www.instagram.com/p/B8d3Z_5lCpD/
Reperi Capital T, ka ndarë me ndjekësit një video, ku bën të ditur se kënga e re e tij titullohet “Je T’aime”.
https://www.instagram.com/p/B8dxPFrhFzI/
Mozzik, pritet që projektin e radhës ta lansojë më 14 shkurt, madje supozohet që kjo këngë flet për ndarjen.
https://www.instagram.com/p/B7_ICyWl2DS/?utm_source=ig_embed
Këngëtarja Ronela Hajati në Instagram ka bërë të ditur se për “Shën Valentin” sjell dy këngë të reja. “Gënjeshtar je” dhe “Pare”, titullohen dy projektet e saj.
https://www.instagram.com/p/B8Zi_R5HRn8/
Edhe këngëtarja Jehona Sopi do të sjellë këngë e cila do të mbajë titullin “Jena dashtë”, e cila i flet dashurisë së humbur.
https://www.instagram.com/p/B8d-zJpFoAF/