Lajmet e fundit

Anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë parë të jenë mbledhur në këto orë të vona të së mërkurës në selinë qëndrore të këtij subjekti në Prishtinë.
Ky takim i anëtarëve të kësaj partie ''është mbledhje e zakonshme sikurse e ditëve të tjera'', ka thënë Valmir Klaiqi nga zyra për media e PDK-së, njofton Klan Kosova.
Takimi i strukturave të PDK-së sipas tij ishte planifikuar më herët por ka pasur ndryshime të agjendës nga disa prej anëtarëve të partisë.
Veç Kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, më pas thuhet se takimit në seli iu është bashkuar edhe Hajredin Kuçi.