Pas vdekjes tragjike të basketbollistit Kobe Bryant, të gjithë kanë reaguar me dedikime prekëse.
Një të tillë e ka bërë edhe këngëtarja e famshme Rihanna, njofton Klan Kosova.
“Ende nuk mund ta besoj…ende nuk po mund t’i gjej fjalët e duhura. Po na mungon njeri. Zoti pastë mëshirë për familjen e Bryant dhe të familjeve që humbën më të dashurit e tyre!”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se ish-ylli i LA Lakers, Kobe Bryant humbi jetën tragjikisht bashkë me të bijën 13 vjeçe, Gianna dhe shtatë persona të tjerë më 26 janar, pas përplasjes së helikopterit që po udhëtonin.
https://www.instagram.com/p/B72KqAgHvmt/?utm_source=ig_embed
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.