Lajmet e fundit

Një person nga fshati Katundi i Ri në Pejë, mëngjesin e djeshëm ka raportuar në Polici se në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur një granatë dore të pashpërthyer.
Njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i IEDD-së ka bërë shpërthimin e mjetit në vendin e ngjarjes në mënyrë të sigurt, njofton Klan Kosova.