Aktorja e The Morning Show iu drejtua koleges së saj aktore me një mesazh të lezetshëm në Instagram.
“Kjo ishte dita jonë e fundit e xhirimit tw themorningshow. Nuk ka mjaftueshëm përqafime, figura të zemrave ose fjalë për ta përshkruar atë se sa shumë e shijova të punuarit me Jennifer Aniston. Ajo është një nga gratë më punëtore që unë njoh”, shkroi Whitherspoon tek fotografia e postuar ku shihen të dyja së bashku në sheshxhirim.
“Të gjithë skenaristëve, producentëve, kameramanëve, asistentëve, aktorëve, dizajnerëve... FALEMINDERIT! Jam e nderuar të punoj në mesin e grave dhe burrave që ndihen njëjte pasionantë rreth tregimit të historive dhe bashkëpunuan në të gjitha nivelet për ta sjellë këtë show në jetë. Të gjithë të mbijetuarve që e gjetën veten në këtë show ne një nivel më të thellë – ju shohim dhe qëndrojmë me ju. Faleminderit të gjithëve që na shihni dhe mbështesni!”, ka shkruar aktorja.
https://www.instagram.com/p/B6TX22WAPYn/
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.