Lajmet e fundit

Pasi Vjosa Osmani e LDK-së e kishte bërë regjistrimin në Kuvend në të njëjtën orë me Albin Kurtin e VV-së, reagoi vetë ajo me anë të një postimi në Facebook, duke i hedhur poshtë raportimet se kjo ishte bërë qëllimshëm për të përçuar ndonjë mesazh politik.
“Po e shoh që media të caktuara po tentojnë që regjistrimin tim si deputete në Kuvendin e Kosovës ta përkthejnë si mesazh politik”.
“Po e sqaroj që nuk ishte mesazh politik por thjeshtë një koincidencë. Unë kam shkuar të regjistrohem në kohën që më është sugjeruar nga administrata e Kuvendit meqë më herët isha jashtë vendit. Pra ishte çështje administrative e jo politike”.
“Mesazhet politike për partinë time unë i bëjë të qarta përbrenda organeve tona vendimmarrëse dhe as nëpërmjet fotografive e as në mënyrë të tërthortë. Qëndrimet tona politike janë ndërtuar me përkrahjen unanime të organeve të LDK-së”, ka shkruar Osmani.