Lajmet e fundit

Ekipet e kërkimit janë duke vazhduar kërkimet edhe në këto momente për t’i gjetur dhe nxjerrë nga rrënojat edhe gjashtë persona të familjes Lala në lagjen Këneta.
Kërkimet nuk janë ndalur as gjatë natës, mirëpo deri më tani pa rezultat.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, mbrëmë ka njoftuar se është angazhuar një skuadër speciale italiane për penetrimin e gërmadhave, e cila po çon përpara një operacion tejet të vështirë, në kërkim të anëtarëve të mbetur të kësaj familjeje.