Lajmet e fundit

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, si dhe anëtari i Bordit, Ramadan Selimi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit të Federatës së Badmintonit të Kosovës, të ndjerit, Jeton Nebiu, i cili u nda nga jeta të premten në moshën 48 vjeçare.
Nebiu u varros me nderime të larta në fshatin Brodosan të Dragashit. Të pranishëm në lamtumirën e fundit dhënë Nebiut, ishin drejtues të sportit, përfaqësues të arsimit dhe ish-nxënës e miq të tij.
Drejtuesit e KOK-ut vendosën kurora lulesh në emër të Lëvizjes Olimpike në Kosovë.