Lajmet e fundit

Është rikthyer në gjykim rasti i vrasjes së policëve të UNMIKU-ut në vitin 2004.
Pas bashkëpunimit me të dënuarin e këtij rasti Shkumbin Mehmet, prokuroria ka zgjeruar hetimet dhe tani të dyshuar për këtë rast janë edhe Alban Dezdari dhe Bedri Krasniqi. Ata gjatë seancës që u mbajt sot në Prishtinë u morën në pyetje, njofton Klan Kosova.
Shkumbin Mehmeti rrëfeu se si së bashku me anëtarët e tjerë të grupit duke përfshirë edhe Alban Dezdarin dhe Bedri Krasniqin e kishin ndaluar veturën e UNMIK-ut dhe se si kishin shtënë më pas në drejtim të kësaj veture.
Me 9 nëntor 2007, Gjykata e Qarkut e Prishtinës e kishte shpallur fajtor Shkumbin Mehmetin për sulmin ndaj zyrtarëve të UNMIK-Ut dhe e kishte dënuar me 30 vjet burgim.