08.07.2019 · përditësuar para 2582 dite1 min lexim
Komisioni Parlamentar për arsim diskutoi të martën rreth organizimit të dëgjimeve publike nga grupet punuese lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve.
Përveç këtij diskutimi deputetët folën edhe për çështjen e emërimit të një anëtari të Këshillit Shtetëror për cilësi nga ana e ministrit të arsimit Shyqyri Bytyqi, për të cilin e kritikuan atë që nuk e bëri një gjë të tillë me konkurs a thirrje publike, njofton Klan Kosova.
Por derisa disa deputetë nuk e vlerësuan si gabim mënyrën që Ministri ka zgjedhur anëtarin e ri u vendos që të kërkohet një interpretim nga zyra ligjore e Kuvendit e mandej të pyetet edhe Ministri sesi e ka emëruar anëtarin e ri të KSHC-së.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
N
SHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.