Lajmet e fundit

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka raportuar sot para Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë këtij raportimi, Ismaili është pyetur edhe për blejren e pajisjeve mjekësore gjatë mandatit të tij për QKUK-në dhe Spitalet e Përgjithsme, njofton Klan Kosova.
Në përgjigjen e tij Ismaili ka treguar listën me pajisje qëjanë blerë gjatë këtyre dy viteve.
Ai ka përmendur se si kur ka ardhur në Ministri të Shëndetësisëka gjetur klinikat dhe spitalet pa aparatura.
“Në vitin 2018, së bashku me SHSKUK-në, kemi blerë rreth 5 milionë euro pajisje për QKUK-në dhe Spitalet e Përgjithshme. E kemi gjetur Klinikën e Gastroenterologjisë pa gastroskop, sot i ka dy, Gjinekologjinë pa pajisje të duhura mjekësore, sot i ka tëshumicën”, ka thënë ministri Ismaili.
Ismaili deklaroi se edhe gjatë vitit 2019 do të blihen rreth 5 milionë euro pajisje tjera mjekësore për të modernizuar shërbimet shëndetësore.