Lajmet e fundit

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Orllan të Podujevës.
Një veturë dhe një furgon janë përfshirë në aksident, prej ku mbetën të lënduar tetë persona, njofton Klan Kosova.
Rasin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:30, kemi pranuar informaten për një aksident trafiku në fshatin Orllan të Podujevës. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një furgon. Mbështetur në ekzaminimet e bëra në vendngjarje, dyshohet se furgoni derisa ishte në levizje, për shkaqe deri tani të panjohura ka devijuar nga rruga dhe ka goditur një veturë të parkuar”.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tetë persona, njëri prej tyre është lënduar më shumë dhe është duke u trajtuar në QKUK", deklaroi Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.