Lajmet e fundit

Policia e Kosovës dje ka arrestuar Ismet Osmanin i njohur me nofkën “Curri”, i cili është pronar i disa bastoreve dhe kazioneve.
Bashkë me Currin janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, ndërsa edhe dy janë në kërkim, njofton Klan Kosova.
Sot është mbajtur seancë dëgjimore për caktim të masës së sigurisë, paraburgim të kërkuar nga prokurori, pas kallëzimit penal për fajde, mashtrim dhe detyrim ndaj të akuzuarve nga Faton Dalladaku.
Naim Rudari, avokati i Mentor Maqanit, njëri nga pesë të akuzuarit deklaroi se klienti i tij është mashtruar nga Dalladaku.
“Faton Dalladaku i ka shitur të mbrojturit tim një parcelë toke ku ka qenë i ndërtuar një spital, por ai asnjë ditë nuk ka mundur të punoj në të sepse është mbyllur nga inspektorati pasi parcela ka qenë pronë e shtetit. Pra i mbrojturi im që në këtë rast është i dyshuar është mashtruar nga Dalladaku”, deklaroi Rudari
Tani pritet vendimi i gjykatësit për caktimin e paraburgimit si masë e sigurisë.
https://klankosova.tv/arrestohen-pese-persona-per-fajde-video/