Lajmet e fundit

Për shkak të ndeshjes finale të basketbollit që u zhvillua ndërmjet Rahovecit dhe Prishtinës, e cila u transmetua drejtpërdrejt nga Klan Kosova, “Blic Interview” me Astrit Gashin, ku i ftuar është kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, u shtye për javën tjetër.
Stafi i “Blic Interview” u kërkon mirëkuptim shikuesve të Klan Kosovës.
Me të ftuarin do të bisedohet rreth asaj se a është gati të bankrotojë Vala dhe Telekomi i Kosovës?
Çfarë po ndodhë me paralajmërimin dhe kontratën me Z-Mobile?
-Cili është plani i ‘Vala’ për situatën e tendosur në ndërmarrjen ku punojnë mbi 2.500 punëtorë?
-Sa janë humbjet dhe cili është bilanci bankar i gjigantit bankarë në rënie të telefonisë mobile?
-A i ka hequr duart politika nga “Vala” dhe cili është raporti me qeverinë?
-Privatizim apo rimëkëmbje?
Këto dhe shumë më shumë mund t’i ndiqni në “BlicInterview me Astrit Gashin” gjatë javës së ardhshme, e që për kohën e saktë do t’ju njoftojmë me kohë.