Lajmet e fundit

Organizata ‘Toka” ka filluar konferencën “Vullnetarizmi edukativ për fuqizimin e rinisë” ku nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga e gjithë Kosova po prezantojnë projektet e tyre për të ndihmuar komunitetin.
Organizatorja, Jehona Gjurgjeala tha se interesimi për këtë konferencë ishte i madh, njofton Klan Kosova.
“Kemi pas rreth 500 aplikime, ka njerëz që kanë ambicie për me dhënë ma të mirën e mundshme. Vullnetarizmi edukativ do të thotë shkathtësitë dhe mësimet për shekullin 21, duhet përvetësuar”, u shpreh ajo.